Leonora Jakupi në paraqitjen e fundit, ironizon me virusin

10:20 | 13 Mars 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur nga Drenica, Leonora Jakupi, vazhdon të jetë një prej emrave më të dashur për publikun.

Ndonëse viteve të fundit ka qenë më pak e angazhuar në skenën muzikore, ajo duket se i është përkushtuar më shumë jetës private, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi, këngëtarja pozoi e veshur me një fustan me material transparent, teksa vinte në pah vijën e saj të trupit.

Diçka që ra shumë në sy ishte mbishkrimi të cilin ia bashkangjiti kësaj fotografie, teksa ironizoi me virusin COVID-19, që për momentin është tema më e diskutuar në botë.

“Tu ike prej virusit”, shkroi këngëtarja Jakupi në mbishkrimin e fotografisë.

Sa i përket projekteve muzikore, “Simpatia e Shkollës” mban titullin kënga e fundit e publikuar nga ajo në bashkëpunim me legjendën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahun.

Ky projekt i tyre i lansuar në kuadër të xhirimeve të Vitit të Ri mblodhi 2.3 milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme