Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, përmes një emisioni televiziv i ka bërë ftesë këngëtares drenicase, Leonora Jakupit që kjo e fundit t’i bashkohet kampanjës “Liria ka Emër”.
Por, artistja ftesës së Hoxhës, i ka kthyer një përgjigje. E këtë e ka bërë përmes një postimi në FB, ku ka publikuar edhe një pjesë të këngës “A vritet pafajësia”.
Leonora ndër të tjera , shkruan se ajo ka më shumë se 22 vite që mbronë UÇK-në, e këtë s’e bën as nën petkun e politikanës e as për përfitime.
Ky është statusi i këngëtares Jakupi:
Sot deputetja e PDK-se, Eliza Hoxha, permes emisionit Frontal me ftoi t’i bashkohem kampanjes “Liria ka emer”nismë kjo qe ka per qellim ngritjen e imazhit dhe ruajtjen e vlerave te UÇK-s.
Sado e sinqerte qe mund te kete qene kjo ftese mu duk e pa-menduar nga ana e Elizes.
Elizë atë qe ju po beni sot, une e bej tash e dy dekada , por jo nen petkun e një partie politike e as per perfitime. Tash e dy dekada une mbroje vleren me sublime te popullit tone e ajo eshte UÇK-ja
Me kete embleme u betua babi im me kete embleme ka rene per liri babai im dhe shume deshmore te kombit! Pra une jam pjese e pandashme e ketyre TRI shkronjave.
Nuk pres ftese per ta mbrojtur UÇK-ne sepse kete e beje tash e 22 vjet .
Madje e kam mbrojtur dhe jam perpjekur per te edhe atehere kur te tjeret e cilesonin fyerje identifikimin me UÇK-në.
Si pergjigjje per ftesen tende , une po te them Welcome!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...