Leonardo DiCaprio pesë milionë dollarë për Amazonën

08:20 | 27 Gusht 2019
A. B.

Leonardo DiCaprio zbret në fushë duke ndjekur vendet e G7-tës që kanë vendosur të japin 20 milionë dollarë kundër zjarreve në Amazonë.

Fondacioni ambientalist “Earth Alliance”, që aktori amerikan është një prej krijuesve, ka krijuar një fond emergjence prej pesë milionë dollarësh, njoftoi vetë kompania ndërsa DiCaprio ka publikuar këtë mesazh në “Twitter”.

Fondet do të shkojnë për komunitetet indigjene dhe partnerë të tjerë lokalë që punojnë për të mbrojtur biodiversitetin në Amazonë kundër shpërhapjes së vatrave të zjarrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme