Leonardo DiCaprio ndihmon për të ushqyer komunitetet e prekura nga COVID-19

01:22 | 3 Prill 2020
Trina Galanxhi

Leonardo DiCaprio do të ndihmojë në hapjen e fondit “America’s Food”, i cili tashmë ka mbledhur 12 milionë dollarë, për të ndihmuar komunitetet e prekura nga koronavirusi.

Organizata tha të enjten se fondet do të synojnë të ndihmojnë familjet me të ardhura të ulëta, të moshuarit, individët që përballen me ndërprerje pune dhe fëmijët që mbështeten në programet e drekës shkollore, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Fondi ushqimor do të punojë me organizatat për lehtësimin e urisë “World Central Kitchen” dhe “Feeding America”.

DiCaprio është bashkëthemelues i fondit “America’s Food” bashkë me filantropen Laurene Poweel Jobs .

“Apple” dhe “Fondacioni Ford” gjithashtu kanë ofruar para për të ndihmuar në filimin e kësaj iniciative.

“Përballë kësaj krize, organizata si “World Central Kitchen” dhe “Feeding America” kanë frymëzuar të gjithë me angazhimin e tyre të palëkundur për të ushqyer njerëzit më të prekur në nevojë,” tha DiCaprio në një deklaratë.

“I falënderoj për punën e tyre të palodhshme në front, ata meritojnë të gjithë mbështetjen tonë”, shtoi aktori.

Koronavirusi i ri ka shkaktuar një pandemi globale që ka sëmurë qindra mijëra njerëz dhe ka vrarë më shumë se 47,000 në të gjithë botën, ka ‘gjymtuar’ ekonominë,  ka kufizime të detyruara të lëvizjes së miliona njerëzve në përpjekje për të parandaluar virusin të përhapet edhe më tej.

“Në raste nevoje, një pjatë ushqimi është njëkohësisht ushqim jetësor dhe një mesazh shprese nga komuniteti, që ne kujdesemi dhe do të jemi këtu për t’u siguruar që nesër, gjërat do të jenë më mirë,” tha José Andrés, themeluesi i World Central Kitchen”.

Për shumë njerëz, koronavirusi i ri shkakton vetëm simptoma të vogla, të tilla si ethe dhe kollë.

Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoninë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme