Zjarret vazhdojnë të shkrumbojnë pyjet e Amazonës duke shkaktuar alarm global për situatën e krijuar në këtë masiv që konsiderohet mushkëria e botës.
Zjarret nuk janë një dukuri e pazakonte në kohë thatësirash në Brazil, por të dhënat satelitore të publikuara se fundmi tregojnë një rritje prej 85 përqindësh të zjarreve në këto pyje. Agjencia satelitore e këtij shteti ka regjistruar më shumë se 41,000 zjarre në Amazonë gjatë këtij viti, ndërsa më shumë se gjysma kanë nisur vetëm këtë muaj.
Ndërsa liderët ndërkombëtarë të mbledhur në samitin e G7-ës në Francë duket se janë shumë pranë një marreveshjeje për të ofruar ndihmë në shuarjen e flakëve në pyjet e Amazonës. Presidenti Francez Emmanuel Macron deklaroi se ndihma teknike për pyjet që janë përfshirë prej disa ditësh nga flakët është shumë pranë.
Biznesmenë dhe artisë të ndryshëm ndërkohë, kanë vënë në dispozicion shuma të ndryshme për fikjen e zjarreve. Leonardo DiCaprio ka premtuar se do dhurojë 5 milionë dollarë për të ndihmuar në betejën kundër zjarreve që po shkatërrojnë pyjet tropikale në Amazon.
Sipas mediave aktori i njohur, DiCaprio ka depozituar 5 milionë dollarë në një fond emergjent të Amazon Forest, të nisur nga Earth Alliance, një organizatë mjedisore që ai vetë e themeloi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...