Legjenda e Beatles dekorohet nga Princi William

15:36 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Legjenda e grupit The Beatles, Ringo Starr iu ka bashkuar anëtarit tjetër të grupit, Sir Paul McCartney duke u dekoruar me titullin ‘Knighthood’ në Buckingham Palace.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Barbara Bach, bateristi legjendar mori medaljen e nderit nga Princi William, shkruan arbresh.info.

Këtë dekoratë më parë e kishin marrë edhe personalitete të njohura të muzikës dhe politikës si këngëtari Barry Gibb, prezantuesi Eamon Holmes,autori Jilly Cooper dhe politikani demokrat Nick Clegg.

77 vjeçari, Starr emri i vërtetë i të cilit është Richard Starkey, u nderua me këtë titull për arritjet e tij dhe shërbimin ndaj muzikës për më shumë se gjysmë shekulli.

Legjenda e muzikës, ka lindur në Liverpool në vitin 1940, ndërsa shfaqi interes për muzikë pas ndikimit amerikanë që pushtojë Britaninë e Madhe atë kohë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme