1 Maji nuk ishte vetëm një ditë e zakonshme pushimi zyrtar në kalendar! Ajo çka e bëri më të paharrueshme këtë ditë, ishte koncerti me yjet e muzikës shqiptare, që ishte organizuar nga Bashkia e Tiranës. Ledri Vula, Ylli Limani, Argjentina Ramosaj e shumë artistë të tjerë të njohur performuan në skenën e ndërtuar tek sheshi “Skëndërbej”, me disa nga hitet më të suksesshme të tyre.
Ka mjaftuar një intervistë e shkurtër për Tema TV, e reperit të famshëm Ledri Vula, dhe ai tashmë na ka sqaruar të gjithëve mbi dyshimet e deri tanishme. I përfolur për historinë e dashurinë me Rita Orën, gazetarja e ngacmon se si ishte reagimi ndaj njëri-tjetrit, kur ata u takuan bashkë në koncertin e muajit Shkurt për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ledri, nuk e kundërshtoi pyetjen e gazetares, por dha përgjigjen e tij duke mos u fshehur më. Ai tha se ishin komplimentuar me njëri-tjetrin, ku ka qenë Ledri i parë që ka marrë guximin dhe i ka thënë Ritës që: “Po dukesh shumë e bukur”. Edhe ajo i ka kthyer të njëjtën përgjigje, ndërkohë që nëse ata kishin vazhduar të flisnin bashkë edhe pas përfundimit të koncertit, Ledri tha më në fund: “Jo, harroi të më shkruante”.
Me pak fjalë, Ledri na sqaroi të gjithëve se mes të dyve mund të ketë pasur një flirt, por ndoshta distancat, angazhimet në muzikë në vende të ndryshme të botës i kanë penguar që ata ta zhvillojnë më tej raportin mes tyre.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...