Reperi i njohur, Ledri Vula ka njoftuar se në mesditën e të premtes, 28 korrik do të publikonte projektin e ri muzikor.
Ai ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Instagram se do të shtyhet për arsye humane.
“Jemi të rritur mbi vlera morale dhe humane. Premiera ‘Mbi Re’ shtyhet nesër (e shtunë) në shenjë respekti për viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm dhe tragjedisë në resortin turistik në Velipojë. Ngushëllime,” – shkruajti 31-vjecari.
Ndjekësit e tij duket se e kanë kuptuar për këtë arsye dhe presin që nesër të sjellë ‘Mbi Re’ në bashkëpunim me Buta.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...