Google ADS

Ledri Vula publikon videoklipin e këngës ‘Gjiganta’

19:12 | 13 Qershor 2020
A. B.

Reperi i popullarizuar shqiptar, Ledri Vula, në mars nisi lansimin e projekteve të tij muzikore nga albumi i ri “10/10”.

Ashtu siç edhe mban titullin, albumi përfshin gjithsej 10 këngë në mesin e të cilave janë edhe disa bashkëpunime me artistë të njohur të skenës shqiptare, shkruan portali arbresh.info

Bashkëpunimi mes Ledri Vulës dhe Mc Kreshës ‘Gjiganta’ ishte nga këngët e pakta që reperi nuk i kishte publikuar një video-klip.

E para pak minutave Vula, shpërndau edhe klipin e fundit nga albumi ‘10/10’, me çfarë e përmbylli me stil këtë cikël.

Para një muaji, Ledri kishte publikuar këngën “Luj mas teje”, një tjetër projekt i shkëputur nga albumi i tij. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme