Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula ka heshtur përsëri kur është pyetur për ndarjen e tij nga bloggerja, Sara Hoxha.
Ai duke qeshur ka thënë se në lidhje me këto pyetje flet vetëm menaxheri i tij, Faton Shoshi.
“Aty e kam të autorizum Faton Shoshin”, ka thënë reperi.
Për lajmet që vazhdojnë të qarkullojnë në rrejt për dyshen, Ledri tha se nuk i bëjnë përshtypje.
“Nuk më ka lënë përshtypje për çfarë po folet, ma shumë kam qef me mu kometu një tekst, qajo më përmbush ma shumë si artist, këto shkrime si serial më duken, këto shkrime i ndihmojnë disa artistëve që dinë me e bo mirë këtë punë kur dojnë me e dhezë një kangë”, ka thënë Ledri.
Ndërsa kujtojmë se ishte Faton Shoshi i cili kishte thënë se Ledri dhe Sara janë ndarë.
Sara dhe Ledri janë prindër të një vajze./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...