Ashtu siç e kishin paralajmëruar, reperët Ledri Vula dhe Vig Poppa kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri.
“Ha Ha Ha” mban titullin kënga e tyre, e cila është pjesë e albumit të ri të reperit Vula i titulluar “10/10”.
Videoklipi i këtij projekti muzikor është xhiruar para pandemisë së coronaviruist nga ‘Supercut’.
Klipi është mjaft i veçantë dhe të dy artistët vijnë me një paraqitje tejet atraktive.
Përveç në YouTube, projekti është i disponueshëm edhe në platforma të tjera si: Spotify, deezer, iTunes Store, amazon music, Tidal, etj.
Theksojmë se Ledri në kuadër të albumit ka sjell edhe disa këngë të tjera me klipe përfshirë “Prej Inati”, “100” në bashkëpunim me Singi dhe Lyrical Son. /Telegrafi
Mbappe i kthehet Realit kundër Pachuca-s
Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrej...
Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës: Vota juaj ësht...
Jakup Krasniqi pati sot një vizitore të veçantë në Hagë, tak...
Estonezët të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës dhe rajoni...
Mickoski në takim me Kallas: Maqedonia meriton të ecë përpar...