Ledri Vula dhe familja e tij ofrojnë strehim për shqiptarët e prekur nga tërmeti

12:07 | 27 Nëntor 2019
Arbresh Info

Ledri Vula ka lajmëruar se familja e tij kanë vendosur që të lëshojnë rezidencat e tyre nëpër Prishtinë për familjet dhe njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes një postimi në Instagram, Ledri Vula ka njoftuar se ofron ndihmë për banorët e prekur nga tërmetet.

Reperi dhe familja e tij kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre për t’u ardhur sado pak në ndihmë familjeve të prekura.

Ledri njofton se në shtëpinë e tij ka vend për 10 persona dhe 3-4 fëmijë.

“Nuk je vetëm”, shkruan reperi në njoftimin e tij.

Në këtë ditë të vështirë të shumtë kanë qenë personat e njohur të ekranit që ofruan ndihmën e tyre. Ata treguan solidaritetin e tyre me anë të vlerave monetare apo strehimit të të prekurve.

 

View this post on Instagram

 

Nuk jeni vetëm

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme