Google ADS

Ledina Çelo sot mbushë dhjetë vite martesë

13:23 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Me siguri ju ka rënë rasti të lundroni në Instagramin e këngëtares Ledina Çelo, e cila prej kohësh tashmë së bashku me bashkëshortin dhe dy vogëlushët e saj po jeton në Gjermani.

Ndonëse është shkëputur nga muzika, Ledina vazhdon të ketë qejf fotot, të mbajë veten dhe të sigurohet që ka gjithnjë një pamje të kuruar. Sigurisht që vihet re se përgjatë gjithë këtyre viteve, një pjesë të meritës për këtë e ka pasur edhe bashkëshorti i saj.

Sot, Ledina dhe bashkëshorti i saj festojnë 10-vjetorin e lidhjes, ndaj dhe kjo e fundit ka postuar një foto duke dhuruar një pozë romantike në çift.

“10 vite bashkë, gjithmonë bashkë” – ka shkruar ajo, ndërkohë që ka marrë edhe urimet nga ndjekësit e saj. /Blitz.al/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme