Afërsisht dy muaj pasi u kritikua ashpër Lana Del Rey për vendosjen e maskës rrjetë më në fund ka folur këngëtarja.
Lana iu përgjigj një artikulli të “The Michigan Daily” për maskën, transmeton portali arbresh.info
“Artikull i mrekullueshëm. Maska kishte plastikë nga brenda. Ato qepen nga stilistët këto ditë. Zakonisht nuk u përgjigjem artikujve, sepse nuk më intereson. Por ja ku e keni. E njëjta gjë është për maskat e të gjithëve në videon time. Jam me fat që kam një ekip që mund ta bëjë këtë”, shkruan Del Rey.
Ndërkohë, jo të gjithë u bindën nga shpjegimi i 35-vjeçares, me shumë njerëz që theksuan se nuk mund të merrni frymë përmes plastikës, dhe për këtë arsye efikasiteti i maskës është ende i kompromentuar.
Kujtojmë se këngëtarja e famshme u kritikuar dy muaj më parë në një promovim libri kur u shfaq me një maskë që dukej të ishte e bërë nga rrjeta./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?