33-vjeçarja ka folur haptazi për problemet shëndetësore që ka momentalisht, duke treguar se vuan nga fibromialgia (sëmundja e dhimbjes së të gjithë trupit) që i shkakton dhimbje shumë të forta nga koka deri tek këmbët.

Lady Gaga dhe Oprah Winfrey (Foto: Getty Images/Guliver)

“Zbulova në sajë të shumë mjekëve se mund të kurohet me terapi të shëndetit mendor. Sëmundja u shfaq pas përdhunimit që pësova kur isha 19-vjeçe, pasi i injorova pasojat dhe e pagova gjithçka me këtë sëmundje”, tha këngëtarja.

“Shëndeti mendor është një gjendje mjekësore. Ai duhet të trajtohet si gjendje mjekësore. Nuk duhet të injorohet”, tha më tej ajo.

“Nëse mjeku juaj po ju përshkruan një ilaç kundër depresionit – kjo nuk duhet të ndodhë. Mjeku juaj duhet të ju prezantantojë me një psikiatër që është ekspert në mjekimin e trurit”, vazhdon Gaga mes të tjerash.

Veç tjerash, Lady Gaga ka folur edhe për lidhjen me Bradley Cooper për shkak të afrimitetit të treguar gjatë kohës kur punuan bashkë në filmin “A Star Is Born”: “U treguam vërtetë të zotët, ua hodhëm të gjithëve”. /Telegrafi/

Lady Gaga dhe Oprah Winfrey (Photo by Jason Koerner/Getty Images for Oprah)