Rreth 6 vite më parë, Lady Gaga ka deklaruar për herë të parë se vuan nga një sëmundje, por pa dhënë detaje të tjera mbi sëmundje, apo se sa serioze është ajo.
Që atëherë këngëtarja e hitit “Poker Face” është treguar shumë e hapur me mediat duke treguar se është shumë i rëndësishëm kujdesi vetjak, si dhe ka komunikuar vendimin se do të bëjë një pauzë të shkurtër nga muzika.
Sot ajo ka zbuluar sëmundjen nga se vuan: fibromyalgia (një çrregullim kronik i karakterizuar nga dhimbje të përhapura muskulo-skeletore, lodhje, gjumë, humbje kujtese dhe luhatje të humorit).
Gaga aktualisht ndodhet në Toronto për premierën e filmit dokumentar për jetën e sajë nga Netfilx në kuadër të Toronto Film Festival, të quajtur “Gaga: Five Foot Two” ku ka rrëfyer jetën e saj, performancën në Super Boël në muajin shkurt dhe luftën e saj me sëmundje kronike.
Ajo ka treguar se kjo sëmundje nuk ka shërim, por kurohet.
“Shpresoj që njerëzit të cilët do shohin dokumentarin tim dhe vuajnë nga një sëmundje kronike ta kuptojnë se nuk janë vetë”, u shpreh Gaga gjatë fjalimit para premierës në Toronto.
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga