Google ADS

Lady Gaga shfaq të pasmet atraktive dhe tatuazhet e shumta në trupin e saj

10:04 | 6 Janar 2018
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur Lady Gaga jo gjithmonë është shumë aktive në rrjetet sociale.

Megjithatë, ajo prapëseprapë vazhdon të jetë një nga emrat më të ndjekur anë e kënd botës nga fansat e saj në Facebook dhe Instagram.

Në këtë të fundit, 31-vjeçarja ka publikuar disa fotografi mjaft provokuese me bikini, ndonëse jemi në mes të dimrit.

Ajo ka ekspozuar të pasmet e saj atraktive, gjersa u ka dhënë hapësirë edhe tatuazheve të shumta në trupin e saj.

“Stacioni i pushimeve”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke mos zbuluar vendin ku po i kalon pushimet e saj.

Ndonëse i ka kaluar të 30-tat, ajo vazhdon të mbetet në top formë, duke tërhequr vëmendjen me linjat perfekte të trupit.

Viti 2018 pritet ta gjejë me disa projekte të reja këngëtaren e njohur./telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme