Google ADS

Lady Gaga sërish ia huq me veshjen, bëhet ‘horë’ midis New Yorkut

10:15 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Ajo kurrë nuk e ka pasur problem që të fsheh pasuritë e saj.

Dhe, Lady Gaga edhe njëherë tregoi se ajo nuk ka frikë të ekspozonte trupin e saj para të gjithëve, transmeton arbresh.info.

E veshur me një fustan të kuq të tejdukshëm ajo i la pa fjalë të gjithë në New York.

Ylli i muzikës pop ngriti në këmbë të gjithë fansat e saj, përderisa ishte drejtuar rreth studios “Electric Lady Studios”, por ato të cilat morën edhe më shumë vëmendjen ishin këpucët e saj të zeza dhe me një platformë gjigante.

 

32 vjeçarja me fustanin e kuq kishte vendosur të vishte të brendshme ngjyrë të zezë duke zbuluar gjoksin dhe të pasmet.

Gaga gjatë paraqitjes u pa teksa ndalej të nënshkruante autografe për adhuruesit e muzikës së saj.

Besohet se këngëtarja tani është duke punuar në albumin e saj të gjashtë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme