Lady Gaga është goditur në kokë me një kukull gjatë një koncerti të turneut të saj “Chromatica Ball”.
Këngëtarja ishte duke performuar këngën “Hold My Hand” në Rogers Center në Toronto kur një fans hodhi një kukull e cila fluturoi mbi kokën e saj.
E padekurajuar, ajo vazhdoi performancën e saj si zakonisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Në mbishkrimin e videos që tashmë është bërë virale, disa përdorues thonë se ky gjest mund të jetë i rrezikshëm pasi mund të lëndojë artisten.
Ky është incidenti më i ri pas një serie të tjerësh që kanë ndodhur kohët e fundit. Cardi B, Dua Lipa, Iron Maiden, Rage Against The Machine dhe shumë artistë të tjerë janë përballur me situata të ngjashme./klan.al/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?