Lady Gaga është lodhur nga njerëzit që mendojnë se dhimbja kronike që ajo përjeton nuk është reale.
Në intervistën për Vogue, 32 vjeçarja është hapur në lidhje me betejën e saj me fibromyalgia, një gjendje që prekë sistemin nervor dhe shkakton dhimbje përgjatë trupit, transmeton portali arbresh.info.
“Irritohem me njerëzit që nuk besojnë se fibromyalgia është reale”, tha këngëtarja.
“Për mua, dhe mendoj shumë të tjerë, është një ciklon ankthi, depresioni PTSD, traumë dhe çrregullim paniku, të gjitha këto që e dërgojnë sistemin nervor në mbipunë dhe atëherë ke dhimbje nervore si rezultat”.
“Njerëzit duhet të jenë më të dhembshur. Dhimbja kronike nuk është shaka. E çdo ditë zgjohesh duke mos e ditur si do të ndihesh”.
Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, zbuloi se vuan nga gjendja dobësuese shtatorin e kaluar, pak para se të publikonte dokumentarin mbi jetën e saj./Arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...