Pasi pushtoi botën e muzikës, Lady Gaga synon të bëhet edhe mbretëresha e ekranit të madh. Këngëtarja në fakt është nominuar në Golden Globe si aktorja më e mirë dhe kënga më e mirë origjinale.
Këngëtarja ka arritur kështu një tjetër objektiv të rëndësishëm në botën e kinemasë, pas Oskarit të fituar për këngën më të mirë origjinale të 2016-ës.
Me njoftimin e nominimeve për çmimet Golden Globe, Hollywood nis kështu një rrugëtim të gjatë, i cili do shkojë deri te nata e shumëpritur e çmimeve Oscar. Filmi me më shumë nominime është “Vice- Njeriu në hije”.
Biopsia mbi jetën e ish presidentit amerikan Dick Cheney, konkurron në gjashtë kategori. Me pak fare distancë, i nominuar në pesë kategori është filmi “Ka lindur një yll” me protagonistë Lady Gaga-n dhe Bradley Cooper, me debutimin e saj të parë përballë kamerave të kinemasë.
https://www.instagram.com/p/BrBNgFRlQ6c/
Pesë kandidatura edhe për “Favoriten” dhe “Green Book”. Direkt më pas, me katër emërime, gjenden “Black-Klansman” i Spike Lee, dhe prodhimi i Disney “Mary Poppins Returns”.
Ndërsa asnjë emërim nuk është dhënë për kinemanë Italiane. “Dogman” i Matteo Garrones nuk ia doli të hyjë në pesëshen e filmit më të mirë të huaj.
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban