Ajo vetëm pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor “Stupid Love”, të cilin siç bëri të ditur e kishte xhiruar me Iphone 11 Pro në një shkretëtirë.
Dhe Lady Gaga nuk do ndalet me kaq, pasi ajo dje mori rrjetin social, Twitter, për t’i njoftuar fansat se albumi i saj i gjashtë “Chromatica” pritet të publikohet më 10 prill.
Gaga, 33 vjeç, gjithashtu ndau një vepër arti nga albumi, një foto me një formë rozë për të cilën tha se nuk ishte kopertina e albumit por ishte thjesht një dhuratë për fansat e saj besnikë.
“Ky nuk është kopertina e albumit, por ne e bëmë që ju të shijoni ndërkohë”, tha Gaga.
“Chromatica” do të vijë me 16 këngë, por deri më tani është lansuar vetëm njëra nga këto, projekti i fundit “Stupid Love”.
Ky është albumi i gjashtë i Lady Gagas dhe pason pas atij “Joanne” të vitit 2016.
Ajo ka nxjerrë gjithashtu Artpop (2013), Born This Way (2011), The Fame Monster (2009) dhe Fame (2008).
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok