Muaj më parë këngëtarja e njohur Lady Gaga ka anuluar një sërë koncertesh nga turneu i saj “Joanne” por pas një periudhe të shkurtër rikuperimi u rikthye në skenë.
Lady Gaga nëpërmjet një dokumentari personal i ka treguar botës se vuan nga një sëmundje e cila krahas dhimbjes trupore nuk e lejon atë të ketë fëmijë.
Ajo i’u rikthye fuqishëm turnout të saj me performanca të jashtëzakonshme por duket se diçka nuk ka shkuar si duhet.
Vetë këngëtarja pak orë më parë ka lajmëruar se do të anulojë 10 koncertet e mbetura të këtij turneu në Europë.
31- vjeçarja ka postuar dy shkrime në profilin e saj social këtë lajmë të keq për fansat dhe adhuruesit e saj, transmeton Daily Mail, shkruan arbresh.info.
“Jam e shkatërruar, nuk di si ta përshkruaj, ekipi imë mjekësorë po më ndihmon që të kthehem sa më parë në shtëpi, po I anulojmë 10 koncerte nga turneu, e dua muzikën më shumë se çdo gjë pork jo është jashtë kontrollit tim” u shpreh këngëtarja.
Gjendja e saj shëndetësore është sërish në rrezik dhe ajo nuk do të jetë në gjendje të performojë një kohë të gjatë.
Edhe pse këngëtarja ka dëshiruar të iu kthehet koncerteve, stafi mjeksorë dhe ai personal nuk e kanë lejuar të ndodhë kjo pasi jeta e saj mund të vihet në rrezik.
Këngëtares nuk i ka munguar dashuria dhe përkrahja e pa fund nga fansat e saj anë e mbanë botës të cilët përmes rrjeteve sociale kanë filluar ti dërgojnë mesazhe duke i uruar rikthim sa më të shpejtë./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...