‘Trekëndëshi i dashurisë’ – Bradley Cooper (44) Irina Shayk (33) dhe Lady Gaga (33) nuk pushon së qeni tema kryesore e Hollywoodit. Dhe derisa disa thonë se aktori dhe këngëtarja u lidhën gjatë xhirimeve të “A Star Is Born”, të tjerët me padurim e presin deklaratën e ish-partnerëve dhe dashnores potenciale.
Përveç demantimit të lidhjes së supozuar, GaGa dhe Cooper nuk ishin në disponim për deklarata, por një burim i afërt me këngëtaren tha për Usweekly se ajo vështirë po e përballon tërë këtë situatë, shkruan KOHA Ditore.
“Gaga ndihet shumë keq për shkak të ndarjes së tyre dhe atë po e bren ndërgjegjja. Ajo nuk planifikon të fillojë lidhje me aktorin, por i vjen keq për Irinën, sepse është e vetëdijshme se thashethemet për aferën e tyre sigurisht që ishin një nga shkaqet kryesore për ndarjen dhe është e vetëdijshme se filmi në të cilin luajti me Bradleyn pati ndikim të fortë në lidhjen e tyre”, – tha burimi për revistën amerikane.
Burimi shtoi se edhe modelistja ruse thuhet se gjoja është ndier e kërcënuar, ndërsa më së rëndi e përjetoi faktin që bashkëshorti i saj kalon shumë kohë me Gagan. Çdo ditë kishte shpërthime xhelozie, ndërsa martesa për muaj të tërë ishte një rrëmujë e vërtetë.
Afërsinë e GaGas dhe Bradleyt në skenë ata e justifikuan me krahasimin e vetes me personazhet, por buzëqeshja e pakëndshme e Irinës, e cila po e shikonte performancën, tregonte se ekzistonte diçka më shumë. Nga ana tjetër, GaGa në mënyrë të përsëritur e ka mohuar çdo lidhje të pahijshme me Cooper, ndërsa në performimin e këngës Shallow, ajo i porosit adhuruesit ‘të jenë të sjellshëm ose të shkojnë në djall’.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...