Lady Gaga ndan një moment intim me të dashurin gjatë inaugurimit të Joe Biden

13:36 | 26 Janar 2021
A. B.

Lady Gaga ka disa muaj që ka filluar një lidhje të re dashurie.

Jeta private e këngëtares ka qenë në qendër të vëmendjes gjithmonë, dhe sa herë që këngëtarja shfaqej me ndonjë mashkull mediat fillonin të shkruanin për një lidhje të re dashurie, shkruan portali arbresh.info

Lady së fundi ishte prezente në inaugurimin e Joe Biden ku përforoi në këtë event madhështor.

Edhe i dashuri i saj Michael Polansky, ishte pjesë e inaugurimit ku të dy patën një moment intim gjatë ceremonisë.

Gaga dhe Polansky u shfaqën duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin, teksa mbanin maskat.

Momentin e “ëmbël” – ka shkruar Lady Gaga.

Kjo ishte një paraqitje e rrallë publike e Michael dhe Lady, të cilët janë në lidhje prej më shumë se një viti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme