Google ADS

Lady Gaga është shumë e pasur, kjo është pasuria e saj

14:12 | 23 Tetor 2018
A. B.

Lady Gaga është shumë e pasur dhe kjo është dëshmuar pas publikimit të pasurisë së saj.

Ajo tashmë po merr kritika mjaft të mira dhe po vlerësohet dhe si aktore në suksesin hollivudian “A star is born”, dhe nëse merr një nominim për Pscar ose dhe e fiton një të tillë, mund të themi pa frikë se Lady Gaga ka të gjitha.

Dhe nuk gënjejmë kur e themi këtë, sepse së fundmi është zbuluar dhe totali i pasurisë së saj dhe nuk e mohojmë që u gëlltitëm dy herë kur pamë shifrën marramendëse.

Sipas Celebrity Net Worth, pasuria e këngëtares arrin deri në 300 milionë dollarë. Epo jo keq, e megjithatë mund të themi se vërtet i ka merituar.

Lady Gaga është një performuese shumë e mirë në koncertet e saja, biletat e të cilave shiten menjëherë, këngët e saj kthehen gjithmonë në hite ikonike çka gjithashtu gjeneron para, tashmë së fundmi po korr sukses dhe si aktore, është imazhi apo dhe ka bashkëpunuar me shumë marka të njohura si Versacce, dhe së fundmi po korr sukses dhe në Hollivud, ndaj shifrat janë mëse të justifikuara./intv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme