Lady Gaga dhe Jennifer Lopez janë këngëtaret amerikane që do të performojnë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të SHBA, Joe Biden.
Lady Gaga ka bërë fushatë në mbështetje të Biden gjatë zgjedhjeve, teksa është shfaqur me të gjatë eventeve të nëntorit.
Ajo do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë e 20 janarit, kurse Lopez, e cila gjithashtu ka mbështetur Biden vitin që shkoi, do të japë një performancë të veçantë muzikore, raporton Arbresh.info.
Pas ceremoninë, një emision special me të ftuar të njohur do të drejtohet nga aktori Tom Hanks.
I titulluar ‘Celebrating America’ (Duke celebruar Amerikën), në programin 90-minutësh do të marrin pjesë gjithashtu muzikantët Jon Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake e Ant Clemons, dhe do të transmetohet në rrjetet ABC, CBS, CNN, NBC e MSNBC.
Komisioni i ‘inaugurimit’ të Biden tha se me programin kërkonte të “celebronte nisjen e një rrugëtimi të ri drejt një Amerike të bashkuar”, ku të shfaqet “rezistenca, heroizimi dhe përkushtimi i bashkimit të popullit si një komb”.
Kur Biden të bëjë betimin në Washington DC, vendi do të jetë në gjendje emergjence pas trazirave të 6 janarit në Kongresin amerikan, teksa 10 000 ushtarë të Gardës Kombëtare kanë zbarkuar tashmë në qytet.
Kur Donald Trump bëri betimin katër vjet më parë, himni kombëtar u këndua nga fituesja e konkursit të famshëm American Idol, vjeçarja 16-vjeçarja Jackie Evancho.
Ndërsa Barack Obama kishte thirrur Beyoncé për himnin kombëtar në mandatin e tij të dytë në 2013./Arbresh.info/
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri