Lady Gaga e bën të ditur datën e lansimit të albumit ‘Chromatica’

09:16 | 7 Maj 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur, Lady Gaga ka marrë një vendim të guximshëm sa i përket publikimit të albumit të saj të ri ‘Chromatica’.

Albumi ishte parashikuar të lëshohej me 10 Prill të këtij viti por që për shkak të pandemisë globale COVID-19 publikimit do të bëhet më 29 maj, shkruan portali arbresh.info

Kjo u bë e ditur nga vet këngëtarja e cila ka ndarë me ndjekësit një imazh në llogarinë zyrtare, Instagram.

 

View this post on Instagram

 

The journey continues. You can officially join me on #Chromatica on May 29. ⚔️?

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga) on

“Udhëtimi vazhdon. Ju zyrtarisht mund të bashkoheni me mua në Chromatica më 29 maj”, ka qenë përshkrimi i fotografisë që ka ndarë me 41.2 milionë ndjeësit.

Gaga do të sjellë bashkëpunime të ndryshme në albumin e saj të ri, duke përfshirë edhe këngëtaren Ariana Grande. “Chromatic” do të jetë albumi i parë i këngëtares që nga viti 2016 kur e kishte publikuar “Joanne”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme