Lady Gaga dhe BlackPink publikojnë këngën e re “Sour Candy”

18:15 | 28 Maj 2020
A. B.

Lady Gaga ka prezantuar këngën e re “Sour Candy” në bashkëpunim me grupin e njohur Blackpink.

Kënga është një kombinim i stileve të artistëve; që nga interpretimi unik i ‘Blackpink’ e deri tek performanca e mahnitshme e Gagas, shkruan portali arbresh.info

Kjo është kënga e tretë që u publikua nga albumi i ri i Ladyt, i cili fillimisht ishte planifikuar të lansohej më 20 prill por u vonua për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Gaga njoftoi shtyrjen e albumit më 24 mars, duke zbuluar gjithashtu se ajo kishte planifikuar një paraqitje edhe në festivalin ‘Coachella’. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme