Lady Gaga deklaron dashurinë për të dashurin e ri

09:36 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Lady Gaga nuk ka frikë t’i tregojë botës se si ndihet për mashkullin që është në jetën e saj.

Gjatë ndalimit të fundit në turin e saj muzikor, ku në skenë ka treguar një anekdotë për të dashurinë  saj Christian Carino, transmeton portali arbresh.info

Sipas këngëtares, ai është duke bërë një punë të madhe duke kontrolluar atë në mes shfaqjeve për t’u siguruar që ajo është mirë, pasi që po bie shi në koncertin e saj në Citi Field.

“Kur u ktheva prapa, Christiani ishte pranë shkallëve duke u siguruar se isha në rregull”, tha ajo, raporton Page Six. “Pjesa më e mirë e të qenit në dashuri me dikë është t’i kesh atje për të të kapur nëse bie”.

Lajmet për një lidhje të mundshme mes Gagas dhe Carinos nisën në shkurt, pas performancës së superyllit në Super Bowl Show./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme