Labinot Tahiri nis pushimet me familje në Spanjë

18:03 | 22 Gusht 2020
A. B.

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka qenë shumë i diskutuar në media muajve të fundit.

Deklaratat e tij lidhur me virusin COVID-19 si dhe protestat bashkë me kolegët e gastronomet kundër ndalimit të tubimeve, ishin ndër temat më pikante përmes së cilave Labi u vu në qendër të vëmendjes, shkruan portali arbresh.info

Ai së fundi ka ndarë një fotografi nga aeroporti së bashku me familjen ku tregon se për herë të parë pas dy vitesh do udhëtojë së bashku me ta me një avion.

“Pas dy viteve tani ua lejova familjes të udhëtojmë se bashku me avion drejtë Spanjës”, ka shkruar Labi krahas fotografisë.

Labi përndryshe gjatë gjithës kohë së pandemisë, nuk i ka ndërprerë aktivitetet e tij humanitare, duke u dalë vazhdimisht në ndihmë njerëzve në nevojë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme