Labinot Tahiri dhuron pagën e parë për 14 vjeçaren e sëmurë nga Podujeva

15:01 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Këngëtari dhe deputeti, Labinot Tahiri, ka dhuruar pagën e parë të tij për 14 vjeçaren e sëmurë nga Batllava e Podujevës e cila vuan nga deformimi kurrizor.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se ka vendosur që pagën e parë të deputetit ta ndajë për Fatmire Berishën dhe për t’ia mundësuar shërimin.

Fatmier Berisha ka nevojë për 17 mijë euro për t’u shëruar plotësisht dhe ai u ka apeluar të gjithë deputetëve të ndërmarrin një veprim të tillë.

Postimi i plotë i Labit në Facebook:

Pas raportimit nga Tribuna Channel të rastit të vajzës 14 vjeçare nga Batllava e Podujevës e cila vuan nga deformimi kurrizor, ka reaguar deputeti Labinot Tahiri.

Ai përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se me të parë storien në televizionin Tribuna Channel ka vendosur që pagën e parë të marrë nga Kuvendi i Kosovës t’ia dhuron Fatmire Berishës për t’ia mundësuar shërimin.

Ndërsa ka apeluar tek të gjithë deputetët e Kuvendit të ndajnë mjete për këtë rast.

Ky është njoftimi i plotë i deputetit Tahiri:

Rast i rëndë…!
Mirëdita të dashur njerëz, shpresojë se jeni mirë të gjithë.
Unë do të veproj sipas asaj që e thash para pak ditëve, se Rrogen time vlerë 1200 EU, do ta jap për ndonje rast të veqant!
Tani ndjej obligim që për këtë fëmijë në gjendjje të rëndë ta dhuroj rrogën time të cilën e marrë si meditje nga Parlamenti jonë.
Vajza vuan shumë dhe është nga Podujeva!
Unë i lus të gjithë Deputetët e Kuvendit tonë, ne rastëse kanë mundesi nga 10 euro e deri ku ju thot shpirti, ta ndihmojmë këtë vajzë se kjo mund të është femijë i yni siq i kemi nëpër familjet tona.
Unë isha, jam dhe do mbetëm i tillë të veproj aty ku tupani rrah për ata që kanë vesh.
Këtë mundesi e kam dhe këtë po e bëj duke bërë apel edhe tek të gjith njerëzit që ta ndihmojmë këtë engjull.
Vajzes i duhen 17.000 euro vlerë..!
Unē po e nisi ndihmen ndersa kush do që ka mundesi ta përfundojnë këtë kerkesë te babait të saj
Me respekt, Labinot Tahiri
Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme