Labinot Tahiri bëhet edhe veterinar

00:48 | 29 Prill 2017
Trina Galanxhi

Këngëtari Labinot Tahiri i cili përveç muzikës është i njohur edhe për vullnetin e tij të mirë që e ka për të ndihmuar çdo kënd që ka nevojë dhe këtë gjë e ka treguar edhe një herë në një video të postuar në Instagram, ku duket se po e kryen shumë mirë edhe rolin e veterinarit.

Ai në video shihet duke e kuruar një shpezë të lënduar, me emrin Gjeraqinë dhe shpreson që pas trajtimit që është duke bërë ajo do të mund të kthehet në normalitet.

Në përshkrimin e videos Labinot Tahiri ka shkruar : “Minutat e mi kushtojnë, por për të shpëtuar dhe gëzuar çdo gjë e bëj pa asnjë kosto në jetë. Një shpezë me emrin Gjeraqinë, e lënduar dhe e sjella në shtëpi që ta shëroj”, ka  shkruajtur Tahiri, e që pastaj  ky gjest i tij është komentuar shumë pozitivisht duke i thënë se po e dëshmon  edhe një herë që e ka zemrën e madhe.

new-picture-2_6519

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme