Çfarë emocionesh e gëzime të pa përshkruara ka përjetuar Labinot Gashi dhe bashkëshortja, Qëndresa.
Dyshja është bërë për herë të parë prindër të një vogëlushe, e cila orë më parë ka ardhur në jetë.
Këtë e ka bërë të ditur vet moderatori shqiptar përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka publikuar një imazh të këtij momenti të veçantë për çiftin.
“Çfarë emocionesh e gëzime të papërshkrueshme kemi sot, Qëndresa dhe unë. Erdhi ajo që na e dha titullin prindër, nga sot në mesditë”, shkroi fillimisht ai.
Ai më tutje thotë se takimin e parë e kishte menduar shumë, por që nuk e kishte paramenduar se do të jetë kaq emocional.
“Takimin e parë e kisha menduar shumë, ama asnjëherë nuk më shkoj mendja që mund të jetë kaq i fortë e emocional. Për pak kohë të mbajta në krahë dhe morra dashurinë më të madhe të kësaj bote. Engjëlli, mirë se erdhe në tokë. Sa me fat jemi që u takuam. Unë mezi s’po pres me e kaluar jetën bashkë. Faleminderit Zot”, shkroi ai.
Ndryshe, Labin do ta shohim edhe gjatë vitit të ardhshëm në ekranet tona televizive./Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/Brpft8kBDU9/?utm_source=ig_embed
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it
Rama takohet me Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së ...
AGK-ja dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës
UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen e Conference Le...
Policia dhe Dogana parandalojnë një rast të kontrabandimit m...
SHBA do të paguajë gati 116 milionë dollarë për të burgosura...