Google ADS

Labi thyen premtimin, shkurton mjekrën dhe flokët për klipin e ri

16:19 | 10 Korrik 2019
A. B.

Këngëtari Labinot Tahiri, i cili është njëkohësisht edhe deputet në Kuvendin e Kosovë,ka thyer premitmin që e ka bërë para disa kohësh e që i është pëmbajtur deri vonë.

Labi gjatë ditës së sotme ka publikuar këngën më të re “Boomerang” me videoklip dhe ajo që vërehet është se ai shfaqet me flokë e mjekër më të shkurtër.

Para disa kohësh Labi ka thënë se ai nuk do të heqë asnjë fije të flokëve e as mjekrën, në shenjë proteste, derisa Kosova të mund të lëvizë lirshëm nëpër Evropë.


Duket se edhe vetë deputeti i Kuvendit të Kosovë ka humbur shpresat se shpejt mund të bëhet liberalizimi i vizave dhe ka parë se nuk ka llogari të mbajë flokët që ndoshta do t’i shkonin deri te shpina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme