Labi ndihmon familjet skamnore

17:34 | 9 Shkurt 2015
Arbresh Info

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka dhuruar 1.000 euro, 500 kilogramë miell, si dhe disa gjëra ushqimore një familjeje nga Hani i Elezit.

Kjo vjen pas raportimit të gjendjes së rëndë financiare dhe kushteve tejet të rënda të jetesës me të cilat përballet kjo familje. Me këtë rast, kryefamiljari i ka treguar Labit për gjendjen në të cilën është duke kaluar kjo familja Abazi.

Përpos kësaj familje, vlen të theksohet se këngëtari ferizajas ka ndihmuar edhe familje të tjera me nevojë. /Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme