Labi i gëzohet vendimit për lejimin e dasmave

22:13 | 23 Qershor 2020
A. B.

Që nga shpallja e pandemisë, pothuajse gjithçka është paralizuar.

Sektori më i prekur ka qenë ai hotelerisë, sidomos ata që varen nga organizimi i dasmave dhe ahengjeve të cilat vazhdojnë të jenë të ndaluara, shkruan portali arbresh.info

Pas protestave të shumta nga këngëtarë e shoqata të hotelierive, duket se më në fund ata kanë marrë lajmin se kur do të nisin dasmat, sipas këtij njoftimi dasmat do të mbahen duke filluar nga 1 korriku.

Labinot Tahiri ishte këngëtari më i zëshëm lidhur me këtë çështje ndërsa pas marrjes së vendimit për lejimin e dasmave dhe ahengjeve nuk ka pasur se si të mungojë reagimi i tij.

Statusi i plotë i Labit në Facebook:

Dasmat sërish në vazhdimsi! Urime dasmorë! Kur bën mirë , gjen mirë! Respekte për të gjithë juve dhe Zoti na ndihmoftë të gjithêve. Pasi sêrish u lejuan dasmat apo mbrëmjet rinore e familjare, u jam mirënjohës atyre që protestuan me ne dhe kolegun tim Afrim Muqiqin i cili ka qenë shumë i angazhuar! Po ashtu falenderim për ministrin Zemaj, për zv kryeministrin Besnik Tahirin dhe shoqatës së hotelierêve të Kosovês e të tjerë! Hapja fillon me datë 01.07.2020 BINGOOOOOO VAZHDOJMË ME DONACIONE SOT VEQ FILLUAM NDERTIMIN PËR VETERANIN E UÇK-SË NË DRENAS. Labi-FKSH. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme