Labinot Tahiri ka diçka për të thënë për Fjolla Morinën, pasi kjo e fundit reagoi për arrestimin e bujshëm të saj.
Fjolla Morina ditët e fundit ka qenë kryetemë e medieve rozë, për shkak të arrestimit.
Këngëtarja ishte ndaluar nga policia shqiptare në pikën kufitare në Morinë, ndërsa të martën u paraqit para Gjykatës së Kukësit.
Asaj i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë, pasi i ishin gjetur dy armë në veturën e saj.
Pas gjithë kësaj, artistja ka reaguar përmes një postimi të gjatë, ku kërkon të mos përfshihen persona që nuk kanë lidhje me të.
“E kuptoj mjaft mire qe te jesh person publik cdo gje do te hiperbolizohet por deri ne nje fare pike te gjithe ne kete jete nuk jemi te pagabueshem e ju qe drejtoni gishtin nga une beni mire te numeroni gabimet tuaja nganjehere. Cfar skam lexuar keto dite per veten time! Gjara qe dhe une si dija..por te shkruani me emer e mbiemer dike i cili nuk ka asnje lidhje intime me mua kjo eshte keqdashje e paste. Po shkaterroni familjen e nje njeriu i cili nuk meriton kete “show”. Po shkruani gjera te paqene dhe po lendoni nje familje e femije. Fajet e mia i marr vet mbi sup ama ligesine per pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni ne valle njerez familjare!”, ka shkruar ajo.
Pas kësaj, këngëtari Labinot Tahiri me anë të një postimi, shprehu përkrahjen për Fjollën, duke thënë se nuk duhet të paragjykohet pa qenë nën lëkurën e saj, shkruan lajmi.net.
“E përkrah këtë shkrim të një vajze, nane e njeri që punon për ti rritur fëmijët e saj, që kush si ajo si do! Pa qenë nën lekuren e dikujt, nuk ben të paragjykoni. Fjolla Zotin ke afer vete gjithmonë sepse ke fëmijët, e për fjalet dhe per ne mos e lodh veten”, ka shkruar Labi.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj