Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR’së, Labinot Tahiri, ka 170 vetura të deklaruara si të blera nga ai.
Në Rubikon të KTV’së, ai ka thënë se jo të gjithë këta vetura kanë qenë të tij, pasi disa prej tyre i ka dhuruar.
Për çudi, ai thotë se ka pasur raste kur shoqeve të gruas së tij u ka blerë vetura si dhuratë.
‘Mbreti i tallavasë’ në Kosovë, Tahiri, shton se nuk ka dashur kurrë që paratë e fituara t’i shpenzojë vetëm, por të ndajë diçka edhe për të afërmit e shokët.
“Janë disa pagesa nëpër dogana të Kosovës, që kam ble vetura të reja, dikur, por kam blerë edhe vetura dhurata, ua km dhuruar njerëzve, shokëve. Ka ndodhur edhe shoqeve të gruas u kam blerë dhurata, shokëve të mi, se kam fituar shumë, e s’kam dashur kurrë që veç unë të marr, të rris buxhetin edhe pse ndoshta më ka ndodhur. Janë më shumë se 170 vetura”, ka thënë ai tutje.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...