Labi e Qëndresa kaq të dashuruar publikojnë foto nga pushimi

01:19 | 13 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Labinot Gashi, është njëri ndër moderatorët më të dashur për audiencën kosovare, gjë e cila u dëshmua në periudhën e distancimit të tij të përkohshëm nga televizioni.

Ishte i mjaftueshëm një paralëjmërim i tij përmes rrjeteve sociale, sa të ‘mbulohej’ me reagime e komente nga më të ndryshmet, duke i kërkuar që të mos e bëjë një gjë të tillë.

E fatmirësisht, edhe kështu ndodhi, shkruan Kosovarja.

Labi u rikthye edhe njëherë fuqishëm, me risi të shumta, por po aq të mirëpritura.

Në qendër mediatike, moderatori, është gjithmonë edhe kur flitet për fejesën e tij me Qëndresa Bajramin, meqë të dy shfaqen përherë tejet simpatik e me imazhe prej çifti të dashuruarish.

Modestia e afërsia që gëzon Labi, duket ta ketë tërhequr Qëndresën, njësoj siç ngjasoj edhe me profesionin e tij, i cili e bëri ‘magnet’ për qindra shikues.

Çifti pas shumë angazhimeve të sezonës verore, duket se kanë gjetur pak kohë për t’i kushtuar njëri-tjetrit, e këtë po e shfrytëzojnë në pushimet që kanë nisur.

Dëshmia më e mirë, është imazhi që ju sjellim në vazhdim, ku Labi e Qëndresa shfaqin lumturinë që gëzojnë në krahët e njëri-tjetrit.

21729526-1462276897190647-75585822-n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme