Google ADS

Labi bën thirrje të dilet sot në protestë kundër aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit

09:36 | 9 Korrik 2020
Arbresh Info

OVL UÇK sot organizon protesta në të gjitha qytetet e Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës organizon sot protesta në të gjitha qytetet e vendit tonë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Protestat janë të sinkronizuara për çdo komunë dhe do të mbahen nga ora 12.00 deri në ora 13.00.

Edhe këngëtari i njohur shqiptar Labinot Tahiri-Labi nëpërmjet një postimi ka bërë thirrje që të dilet në këtë protestë.

“Mirêmengjesi dhe Përshëndetje të dashur qytetarë! Thirje me zemêr në borë e shi! Sot në ora 12:00 rini e dashur e ju prindêr të nderuar të gjithë para komunave tona në protestë së bashku me veteranêt e luftês! Mos harroni këta ishin prirësit e LIRISË SË KOSOVËS!Lexo.Sa isha deputet, kur më erdhi kërkesa për të nënshkruar që të shfuqizohet gjykata speciale në kuvend, ua dhash nënshkrimin, me shumë deshirë e me krenari. Pa dyshim, ishte edhe vota ime e gatshme edhe pse kishim presione shumë që mos ta votojmë!Thjesht pam shumë fjalë e shumë e analiza, ama nuk bëhen ato me fjalë në facebook duke mbrojtur dikend! Duhet të dalim në rrugë për të mbrojtur prirësit e LIRISË SË KOSOVËS!Hashim Thaqin e Kadri Veselin dhe të gjithë ata që pretendohet se do të thirren nga kjo gjykatë, duhet te jemi unik për të kundershtuar gjithçka sepse me emrat e këtyre liderëve lidhet fati i drejtesisë së Kosovës përballë arenes nderkombetare. Shesheli na vrau, ndërsa këta na shpëtuan. Mos iu gëzoni thirrjës së gjykatës, po te dalim të gjithë, pa dallim partie te kërkojmë shfuqizimin e saj! Me Presidentin foto e parë e pa publikuar vite më parë, por për unitet kombëtar jam gjithmonë i gatshem me femijë e me familje. Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, u shpreh ai./

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme