Princesha Beatrice është fejuar me manjatin italian Edoardo Mapelli Mozzi, pas një romance që zgjat prej disa muajsh. Ajo deklaroi se ishte kaq e lumtur dhe se mezi po pret të martohet.
Vajza e madhe e Dukës dhe Dukeshës së York-ut u fejua me Mozzi-n në Itali, ndërsa ceremonia martesore, sipas Pallatit Mbretëror, do të mbahet vitin e ardhshëm.Beatrice kishte veshur për ceremoninë një fustan me lule 700 euro të markës “Zimmerman”, mbante një byzylyk Carier, që kushton rreth 3.000 mijë euro dhe unazë “Shaun Leane” 3.5 karat, me vlerë 100 mijë paund.
Historia e romancës së tyre është e mbushur me mister dhe prapaskena. Edoardo ka qenë i martuar me Dara Huang dhe ka një djalë 2-vjeçar me të. Italiani përflitet se nisi të dalë me Princeshën 31-vjeçare, ndërkohë që ishte ende në lidhje me Dara Huang, nënën e djalit.
Madje kur lidhja e tyre u zbuluar, u përfol se Beatrice ishte shkaktarja që Mozzi i dha fund martesës dhe u nda nga bashkëshortja.Ata nuk kanë folur për këtë fakt, por burime pranë Mozzi-t e kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se ai kishte 6 muaj që ishte ndarë nga bashkëshortja, kur nisi të frekuentohej me Princeshën. Kjo mendohet të jetë lidhja e parë që Beatrice ka, pasi i dha fund marrëdhënies 10 vjeçare me ish-partnerin e saj David Clarke.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë