Kylie bëri një tjetër ndryshim në pamjen e saj që duket se i ka lënë pa fjalë ndjekësit virtualë dhe jo vetëm.
Përmes një fotoje në Instagram, Kylie prezantoi modelin e ri të flokëve pixie duke pozuar para një muri të bardhë teksa një dritë shkëlqente mbi të.
Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi njerëzit vërshuan në komente, duke e krahasuar me të ëmën, Kris Jenner. Komentuesit mendojnë se ka ngjashmëri të madhe mes të dyja, sidomos me modelin e fundit të flokëve të 26-vjeçares. Kylie, përpos ndryshimit, i dërgoi edhe një mesazh të ëmës duke shkruar në foto: “Kris Jenner po dridhet!”
Motra e vogël e klanit Kardashian-Jenner asnjëherë njihet si një prej V.I.P-ave që eksperimenton me modelet e flokëve. Flokët bionde platin, u zëvëndësuan pak kohë më parë me një nuancë blu të akullt, ndërsa muajin e kaluar ajo zgjodhi të shfaqet me flokë rozë në një selfie në Instagram.
Kylie është shprehur në një intervistë për People disa vite më parë, se kjo qasje e ndihmon me vetëbesimin./anabel
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...