Kur lindi vajzën e saj, Kylie Jenner zgjodhi një ndër emrat më të veçantë për të, Stormi.
Nuk na kishte rastisur të dëgjonim një emër të tillë më parë dhe mesa duket kjo ka qenë një ndër dëshirat e Kylie-t dhe vetë vogëlushes.
Në një video ‘live‘ në ‘Instagram’ ajo ka treguar se nisi si një nofkë dhe më pas vetë Stormi e zgjodhi.
“E kam ndjerë gjithë kohës. Po mendoj se ajo e zgjodhi vetë emrin e saj. Edhe unë e doja, kam parë shumë emra dhe njëherë pashë Stormi dhe më pëlqeu shumë. Por doja që të kishte dhe një ‘ie’ si për shembull, Kylie. Kur isha shtatzënë, i thërrisja Stormi dhe dukej shumë bukur. Unë kisha dhe një emër tjetër që më pëlqente më shumë, por mendoj se ajo pëlqente më tepër Stormi. Kështu nuk munda të imagjinoja më ndonjë emër tjetër përveçse Stormi”, – ka thënë Kylie.
Kujtojmë se pak javë më parë Stormi festoi ditëlindjen e saj të parë.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...