Mogulja e bukurisë, Kylie Jenner së fundmi është parë duke vizituar Muzeun e Louvre-t në Paris.
Postimi i saj i fundit në rrjetet sociale nga çatitë e Parisit, Francë nuk i shkoi mirë me fansat, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info
Jenner u pa me shoqet përfshirë Zack Bia dhe Fai Khadra në një vizitë në Muzeun me famë botërore, Louvre.
23-vjeçarja ishte veshur komplet në të zeza për këtë shëtitje më të fundit në Qytetin e Dritave, kompletuar me një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse gri të gjera.
Kylie përdori xhaketën, e cila përmbante një rrip të gjatë të varur nga beli, për të mbuluar pjesën e sipërme të gjoksit me model të gjërë.
Kylie po gjendet në Francë për tu takuar me drejtuesit e kompanisë ‘Coty’, kompania mëmë për ‘Kylie Cosmetics’, ka mësuar DailyMail.com.
Në vitin 2019, ‘Coty’ njoftoi se po merrte 51 për qind të aksioneve në ‘Kylie Cosmetics’, për një shumë të madhe prej 600 milion dollarësh, e cila në atë kohë, vlerësoi kompaninë e saj në vlerë 1,2 miliardë dollarë. /arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut