Kylie Jenner si mbretëreshë në fotosesion e ri, vë në pah asetet e saj trupore

18:25 | 13 Nëntor 2020
A. B.

Kylie Jenner është ndër figurat më të njohura ndërkombëtare, për të cilën flitet anembanë botës.

Ylli Jenner, në fotosesionin e ri ka ardhur tejet e veçantë, dhe në fokus ka vënë linjat trupore perfektë, shkruan portali arbresh.info

Kësaj radhe ka zgjedhur ngjyrën e gjelbër për veshjen, teksa edhe prapaskena kishte të njëjtat nuanca.

“A mund të hamendësoni kopertinën e koleksionit të festave”, ka shkruar Kylie në përshkrimin e fotove.

Padyshim që imazhe të tilla morën mijëra pëlqime dhe komente nga 198 milionë ndjekësi e saj.

Kohëve të fundit emri saj është lakuar mjaft shumë në faqet rozë, pasi po aludohet se është rikthyer me Travis Scott. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme