Kylie Jenner dhe Travis Scott blenë një shtëpi të madhe, duke qenë se ata të dy shpresojnë që shumë shpejt familja e tyre të zgjerohet.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se ata janë gati të ndryshojnë statusin e tyre.
Një burim shumë i afërt i Kylie Jenner ka treguar për ‘Hollywood Life’ se ajo ka dyshime për martesën.
“Ajo gjithmonë ka dashur të martohet e re, të krijojë një familje dhe të gjitha ëndrrat e saj po realizohen.
Megjithatë Kylie tani po mendohet dy herë për martesën”, – ka treguar ky burim për ‘Hollywood Life’.
Më tej i njëjti burim ka thënë se kjo nuk do të thotë se Kylie nuk do të pranojë nëse Travis i propozon për martesë.
Gjithsesi ylli ‘Keeping Up With The Kardashians’ mendon se gjërat për të dhe Travis janë pak më shumë të komplikuara, sepse ajo është një grua biznesmene.
Duke qenë se çdo gjë mes tyre tani po ecën më së miri, Kylie mesa duket nuk dëshiron të prishë “magjinë” në marrëdhënien e tyre.
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim