Kylie Jenner ka nxitur thashethemet për një martesë të mundshme me partnerin prej disa vitesh dhe babain e dy fëmijëve, Travis Scott.
Së fundmi, Jenner postoi një foto në InstaStory ku shihej dora e saj me manikyr francez mbi një çantë jeshile ‘Hermes’.
Kylie mbante dy unaza diamanti të vendosura në gisht, duke i shtyrë fansat të pyesin nëse ajo dhe Travis Scott (emri i plotë Jacques Webster) janë martuar fshehurazi.
Përveç një unaze më të madh diamanti me dy rrathë, ylli televiziv dukej se mbante unazën e vogël me diamant “Love Ring”.
Është e paqartë nëse unazat janë të reja apo të vjetra, por Kylie është parë me bizhuteri të ngjashme në gishtin e saj të unazës në të kaluarën.
Një vit pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën Stormi, themeluesja e “Kylie Cosmetics” nxiti edhe më parë thashetheme për martesën duke mbajtur diamante në gishtin e unazës në vitin 2018, ajo madje kishte një të stolisur me inicialet e të dashurit të saj, “JW”.
Jenner, 24, dhe Scott, 30, janë takuar vazhdimisht që nga fillimi i lidhjes së tyre në 2017, shkruan PageSix.
Dyshja u bën prindër për herë të dytë në shkurt të këtij viti, Kylie solli në jetë djalin Wolf Webster.
Në fillim të kësaj jave Kylie u tregua e sinqertë me fansat për betejat e saj pas lindjes dhe periudhën e vështirë nëpër të cilën tha se ka kaluar.
“Unë thjesht dua t’u them nënave se pas lindjes nuk ka qenë e lehtë, është shumë e vështirë. Kjo përvojë për mua personalisht ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time”, tha Kylie ndër tjera.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...