Kylie Jenner është një nga figurat femërore më të famshme në botë për momentin dhe me më shumë ndjekës në rrjetet sociale.
Për shumë vajza ajo është një burim frymëzimi. Bukuroshja e reality show-t “Keeping Up With the Kardashians” ka treguar publikisht një situatë në jetën e saj vite më parë, kur ajo ishte 15 vjeç. Edhe Kylie ka pasur pasiguri lidhur me pamjen e saj të jashtme, si shumica e adoleshentëve në ditët e sotme.
“Unë isha 15 vjeç dhe isha e pasigurt për bukurinë e buzëve të mia. I kisha vërtet të holla”,- i ka treguar ylli i reality show-t terapistit të saj.
Jenner ka treguar se pasi ka dhënë puthjen e parë me një djalë ka përjetuar një moment vërtet të keq pasi djali e ka kritikuar, duke i thënë se buzët e saj ishin shumë të vogla.
“E përjetova shumë keq. Kur ti pëlqen një djalë dhe ai të thotë këtë fjali, pa diskutim që nuk të vjen mirë. U ndjeva e padëshiruar dhe kërkova të kisha buzë më të mëdha. Më mbeti në mendje”,- ka rrëfyer Kylie në episodin e së dielës në “Keeping Up With The Kardashians”.
Sot ajo cilësohet si një nga vajzat më të bukura të ekranit, edhe pse të gjithë e dimë se ka ndryshuar falë ndërhyrjeve të shumta në pamje.
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale