Kylie Jenner përsëri ka ndezur zërat se është martuar me Travis Scott.
21-vjeçarja mori vëmendjen e të gjithëve teksa publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, duke e shoqëruar me mbishkrimin”extraño a mi esposo”.
Titulli spanjoll përkthehet në “Më mungon burri im” – duke nxitur kështu spekulime se ajo dëshiron të kthehet te i dashuri i saj, Travis Scott.
Këtë muaj, Kylie konfuzoi fansat kur publikoi një imazh përmes së cilit shfaqet një unazë në gishtin e saj.
Ajo e kishte shoqëruar këtë fotografi me emoji zemre, por disa fansa e vunë re unazën e madhe, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Vetëm pak javë më parë, i dashuri i saj prej dy vjetësh, Travis Scott, i tha “Rolling Stone” se ishte duke menduar sërish për martesë.
“Ne do të martohemi së shpejti”, tha Scott muajin e kaluar. “Unë duhet të bëhem i fortë, duhet t’i propozoj në një mënyrë të zjarrtë”.
Ndërkohë, vazhdimisht qarkullonin spekulime se Travis dhe Kylie janë fejuar fshehurazi.
Jenner lindi fëmijën e parë, vajzën Stormi, më 1 shkurt 2018, dhe fotografia e parë me të bijën ishte ndër më të pëlqyerat në rrjetin social Instagram (aktualisht renditet e dyta).
Kylie gjithashtu zbuloi kohët e fundit se shtatzënia e katërt e Kim Kardashian ishte ‘duke ndikuar shumë’ në planet për fëmijën e saj të dytë.
Nëse një fejesë e mundshme e Kyliet në të ardhmen, mund të shkaktojë një përçarje brenda klanit Kardashian, pasi vet Khloe Kardashian deklaroi javë më parë se ‘urren’ mendimin që Kylie mund të martohet para saj.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...